Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Lajme

Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Sot shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit te Drogave.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik. Motoja e shënimit të kësaj dite është "Dëgjoni së pari - Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t'i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt".

Rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.         

15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve.

Në Prishtinë kjo ditë sot do të shënohet nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) e cila organizon një marsh nga ora 12 deri në 14:00.

Qëllimi i marshit është rritja e vetëdijësimit mbi metodave të rehabilitimit të përdoruesve të drogave jashtë dënimit.

Po ashtu, kjo ditë shënohet edhe nga Klinika e Psikiatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Asociacioni i Psikiatrave te Kosovës dhe OJQ Labyrinth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat