Magazina franceze shkruan për serbët: Kosova kokëdhembja etnike

Lajme

Magazina franceze shkruan për serbët: Kosova kokëdhembja etnike

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:00
Mitrovica

Pas gazetës "Figaro" është një magazinë tjetër franceze "Marijan" që ka bërë një reportazh me titull "Kosova, kokëdhembja etnike" duke përkujtuar se kanë qenë kundër bombardimit të vitit 1999, përcjellin “Novosti” dhe “Bota Sot”.

Javorja franceze “Marijan” ka publikuar një tekst rreth situatës së rëndë në Kosovë në 20 vitet pas konfliktit të vitit 1999. Në reportazh me titullin “Kosova kokëdhembja etnike” ndër tjera  shkruhet se ky medium ishte kundër bombardimeve, ndërkohë sot kaq vite pas gjendja mbetet e rëndë.

“Serbët në mënyrë masive kanë braktisur Kosovën, disa janë kthyer, kanë tentuar të vendosen dhe ka që prapë janë zhvendosur. Sot atje jetojnë vetëm 5 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve” thotë ky medium.

"Marijan" shkruan në fjalën zyrtare të Prishtinës thuhet se Kosova është shumetnike, por nëse shëtit në disa zona shihet se nuk është e tillë. “Kosova ka flamurin e vetë, por sa del jashtë sheh flamuj të Shqipërisë dhe UÇK-së -kult që vazhdon të mbetet akoma gjallë.

Më tej në tekst thuhet se pala shqiptare ka ndërtuar xhami të mëdha  me mjete të Arabisë Saudite, në pjesën matanë Ibrit është ndërtuar lapidari i mbretit Lazar, ka afishe me presidentin e Serbisë dhe atë rus. Rusia nuk ka pranuar Kosovën dhe këtë nuk e kanë bërë edhe shumë vende tjera si as 5 shtete të BE-së.

“Për dallim nga gjuha diplomatike, serbët janë pak të pranishëm dhe janë të dëbuar në situatë mjaftë të rëndë” shkruan “Marijan”.

Në ngjarjet e 2004 janë vrarë 19 serb dhe janë djegur 34 kisha dhe qindra shtëpi të serbëve ku kishte sulme edhe kundër jo serbëve, ka pasur edhe vrasje si është Ivanoviqit dhe Janiçijeviq.

“Nuk jemi të vetmit” ka thënë redaktori i “Figaro” Zhan Kristof Bijson, pas këtij reportazhi.

“Profesioni ynë nuk është që të kënaqim dike apo të gabojmë, por të ngulim lapsin në plagë” ka thënë ai duke cituar njërin ndër themeluesit e gazetarisë hulumtuese Alber Londra

Ndërsa “Novosti", këtë  e ka sqaruar kështu: “Puna jonë është ku ka vuajtje, sot ajo është ndër serbët në Kosovë, shkrimi ka nxit reagime e kritika po punojmë që të tregojmë të vërtetën”.

Në reportazh përmenden edhe taksat ndaj mallrave serbe dhe gjendjen e rëndë sikurse edhe aksionin e arrestimeve në veri.

“Pa mbrojtjen nga KFOR-i do ishim në rrezik ka transmetuar gazeta franceze fjalët e peshkopit Sava të manastirit të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat