Brnabiqi fajëson ndërkombëtarët dhe Kosovën, thotë se serbët do t’i furnizon me...

Lajme

Brnabiqi fajëson ndërkombëtarët dhe Kosovën, thotë se serbët do t’i furnizon me...

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:45
Brnabiq

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka deklaruar se qeveria do të përpiqet të bëjë çdo gjë që  është në mundësitë e saj që malli nga Serbia qendrore të arrij tek të gjithë njerëzit në Kosovë që duan të i konsumojnë, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka shtuar se shpreson se bashkësia  ndërkombëtare do filloj të kthej vëmendjen në situatën dhe të ftoj që të hiqen taksat dhe mundësoj qarkullimin e lirë të mallrave.

“Nuk jam optimist sepse që nga 21 nëntori nuk kanë llogaritur aspak në situatën e krijuar, se mediat në gjuhën serbe janë ndaluar në territorin e Kosovës”, ka thënë Brnabiq.

Sipas kryeministres tash ka problem të madh dhe se Qeveria e Serbisë  ka paralajmëruar se mund të ketë telashe.

“Ne po flasim për këtë qe 7 muaj dhe hasëm në vesh të shurdhër te bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që jemi përpjekur që të sigurojmë që serbët dhe jo shqiptarët në shekullin 21 të kenë mundësi të zgjedhjes së mallit që duan dhe që mallrat nga Serbia të arrijnë në Kosovë”, ka thënë ajo.

Brnabiq ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme me bashkësinë ndërkombëtare kanë bërë çdo gjë që të ndalin drejtimet dhe rrugët alternative për arritjen e mallrave.

“Do të përpiqemi që të bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona që malli të arrij tek të gjithë në territorin e Kosovës”, ka thënë Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat