Gjuriq e tepron: Kosova po dëbon serbët nga veriu në një mënyrë agresive, por të heshtur

Lajme

Gjuriq e tepron: Kosova po dëbon serbët nga veriu në një mënyrë agresive, por të heshtur

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:49
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, Marko Gjuriq, ka vazhduar edhe një herë me deklaratat e tij duke thënë se Prishtina po zhvillon një skenar përmes së cilit po mundohet t’i dëbojë serbët nga vendi në mënyrë agresive, por të heshtur.

Djuric thotë se sipas tij, Serbia do të gjejë mënyrën që të mbrojë qytetarët e saj në veri.

“Shteti do të gjejë mënyrën që të mbrojë qytetarët e vet në veri të Kosovës. Nuk do të vuajnë as nga uria as nga etja”, tha ai.

Politikani serb përmendi edhe një herë ‘katastrofën humanitare’ në veri të Kosovës, për të cilën tha se nuk është diçka për t’u habitur.

“Shtatë muaj pas futjes së taksës për mallrat nga Serbia qendrore, mediat shqiptare janë të habitura se nga vjen katastrofa humanitare në veri të Kosovës”, tha Gjuriq.

Kujtojmë se ditëve të fundit po raportohet se Serbia po përgaditë ‘katastrofë humanitare’, përmes së cilës pretendon të tregojë gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat