Vuçiq rreth deklaratës së Haradinajt: Mua as për 100 vjet nuk do më shkonte diçka e tillë në mend

Lajme

Vuçiq rreth deklaratës së Haradinajt: Mua as për 100 vjet nuk do më shkonte diçka e tillë në mend

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:18
Aleksandër Vuçiq

Serbëve në Kosovë do iu ndihmoj shteti, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare nuk presim asgjë me rastin e vështirësimit të furnizimit të popullit tonë në krahinë, ka thënë presidenti i Serbisë, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

Ne atyre gjithë në çdo situatë iu kemi faj, vetëm se nuk duam të pranojmë pavarësinë e Kosovës ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se për këtë duhet që të shpresojmë në “dhe në lotët tanë” dhe që shteti të shoh si mundet të ndihmoj popullin tonë në Kosovë në këtë situatë të rëndë edhe të komplikuar.

Presidenti kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve a është e mundur që në shekullin 21 të pamundësohet furnizimi me artikuj elementar ushqimor dhe as është formë e asimilimit të popullit serb në Kosovë.

“Prishtina tash ka shpikur arsyetimin e ri pse ka vendos taksën ndaj mallrave serbe dhe kështu vështirëson furnizimin ne veri të krahinës:

"Haradinaj ka deklaruar se 'ata duan që me ushqim të hedhin edhe armë edhe drogë'. Çka është ndër-dije! Mua për 100 vjet nuk do më shkonte diçka e tillë në mend...armë dhe drogë...Me gjasë për shkak asaj që ata kanë shpik sot njerëzit nuk mund të marrin ushqim", ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se shteti do bëjë çdo gjë që të ndihmoj popullin serb në Kosovë në situatën e vështirë për furnizim, por nuk ka përmend hapa konkret.

"Do të punojmë atë q mundemi. Nuk dua të flas çka do të bëjmë dhe do furnizojmë popullin me ushqim", ka thënë ai.

"Nuk do lejojmë që populli të vdes urie edhe pse këtë do donin të shihni shumë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në një pjesë të botës për fat të keq edhe këtu në Serbi", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat