Drecun: Ka nis faza përmbyllëse e planit të Kosovës

Lajme

Drecun: Ka nis faza përmbyllëse e planit të Kosovës

Nga: F.B. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:45
Milovan Drecun

Qëllimi i Kosovës është që në veri të krijohet një gjendje e paqëndrueshme për popullin serb që do rrezikoj mbijetesën fizike dhe ka shtyrë Beogradin që të ndihmoj popullin e vetë siç ka bërë edhe deri më tash, ka thënë Milovan Drecun kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota Sot”.

Nxitja e krizës humanitare dhe mungesa e artikujve të domosdoshëm ushqimor për popullin serb është mjet që plotësisht pamundëson vazhdimin e dialogut dhe krijohen kushte për konflikt me Beogradin”, ka thënë Drecun.

Qëllimi i Prishtinës është që në veri të bëhet një gjendje e padurueshme që të rrezikohet ekzistenca e popullit serb, ndërsa pas ndihmës nga Beogradi shqiptarët do provokonin konflikte me shtetin e Serbisë në veri.

“Kështu përgjegjësia e plotë e mungesës së vazhdimit të dialogut bartet tek Serbia dhe do kërkohen masa kundër Serbisë” ka thënë ai duke shtuar se Prishtina pas kësaj do niset në bashkimin me Shqipërinë.

Drecun ka tërhequr vërejtjen se kjo është faza përmbyllëse e planit të quajtur “taksa” qëllimi i të cilit është nxitja e konfliktit me popullin serbe dhe shtetin e Serbisë dhe në këtë punojnë edhe Thaçi edhe Haradinaj.

“Kanë përgatitur masa represive të njëanshme dhe resurse të armatosura që kanë njësitet speciale që kanë ndërhyrë shumë herë në veri dhe kanë testuar durimin e popullit serb” ka thënë ai duke përmendur fushatën në mediat perëndimore se në veri është kaos dhe duhet luftuar atë.

Prishtina këtë e sqaron me ndalimin e hyrjes së mallrave ushqimore si kontrabandim me drogë duke krijuar pasqyrë të rrejshme për dhunën që bëhet ndaj serbëve.

“Duhet të vazhdojmë të furnizojmë popullin dhe të kemi kujdes që Haradinaj mos të na fus ne kurth”, ka thënë Drecun duke potencuar se Haradinaj dëshiron vetëm konflikte.

Ai ka theksuar se Haradinaj dëshiron të krijoj pasqyrë kinse të ndalimit të armëve dhe drogës përmes futjes së artikujve ushqimor, kur dihet se Kosova me vite është cilësuar si bazë e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat