Prokuroria vendos për padinë e Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Lajme

Prokuroria vendos për padinë e Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:42
Rada Trajkoviq

Politikanja nga Kosova, Rada Trajkoviq e kishte paditur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovë, Marko Gjuriq.

Ajo i pati paditur me arsyetimin se e kanë rrezikuar sigurinë e saj personale me deklaratat e tyre publike pasi që kjo kishte dëshmuar në prokurorin e Republikës së Kosovës rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Megjithatë Prokuroria në Serbi e ka hedhur poshtë padinë ndaj Vuçiqit dhe Gjuriqit, ka deklaruar Trajkoviq për gazetën beogradase Danas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat