Prifti serb: Një ditë do t’ia marrim NATO-s Kosovën

Lajme

Prifti serb: Një ditë do t’ia marrim NATO-s Kosovën

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:33
Atanasije Jevtiq

Prifti serb Atanasije Jevtiq ka thënë se Kosova është vendi i okupuar nga NATO dhe një ditë serbët do ta çlirojnë nga ta dhe do ta rimarrin tokën e tyre.

Veç kësaj kleriku i cili njihet si provokator i madh, gjatë shënimit të 630 vjetorit të betejës së Kosovës në Gazimestan tha se ”askush nuk guxon ta falë Kosovën qoftë edhe ai presidenti i Serbisë”.

Këtë fjalim e kanë përshëndetur me ovacione të mëdha pjesëmarrësit në shënimin e kësaj ngjarje  e cila është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë.

Sikurse këtë herë deklarata nxitëse pati dhënë edhe vitin e kaluar Peshkopi Atanasije Jevtiq i cili kishte bërë thirrje për ta kthyer Kosovën me luftë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat