Serbia po plaket e pakësohet – vitin që shkoi kishte 36.000 vdekje më shumë se lindje

Lajme

Serbia po plaket e pakësohet – vitin që shkoi kishte 36.000 vdekje më shumë se lindje

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:28
Beogradi

Norma e shtimit natyror në vitin 2018 në Serbi ka vazhduar të jetë negative, ka pasur gjithsejtë 36 mijë vdekje më shumë se lindje, shtim pozitiv ka pasur vetëm në 6 qytete - Tutin, Novi Pazar, Preshevë, Bujanovc, Novi Sad dhe Zvezdari, shkruan “Beta” përcjell Bota Sot”.

Sipas Entit Statistikor të Serbisë trendi negativ i shtimit të popullsisë në vitin që shkoi është vazhdimësi e disa viteve të fudnit, janë lindur vetëm 63.975 fëmijë ndërkohë që kanë vdekur 101.655 njerëz.

Ky trend po vazhdon që nga viti 2009 dhe llogaritet se numri i popullsisë nga ai vit deri 2018 është për 360 mijë persona më pak, ose mbi 36 mijë në vit, aq sa ka banorë qyteti i Beçejit.

Në Beograd në vitin 2017 kishte shkallën e shtimit të popullsisë prej vetëm  2,1 promila, ndërkohë që në jug të Serbisë trendi negative ka shkuar deri minus 8 promila.

Trend pozitiv në shtimin e popullsisë ka pasur vetëm në 6 qytete Tutin, Novi Pazar, Preshevë, Bujanovc, Novi Sad dhe Zvezdara.

Sipas Entit Statistikor në çdo vit Serbia humb nga një qytet të madhësisë së Beçejit, pasi numri i vdekjeve tejkalon për 36 mijë numrin e lindjeve.

Llogaritet se aktualisht numri i popullsisë së Serbisë është rreth 7 milionë shkruan Beta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat