Serbia kërcënon Kosovën me pushkë të zbraztë

Lajme

Serbia kërcënon Kosovën me pushkë të zbraztë

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:18
Aleksandër Vuçiq

Serbët nga regjioni do takohen sonte me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kralevë, por nuk ka njoftime nëse aty mund të bëhet fjalë për kundër masat që Serbia mund të i kundërvihet taksës së Prishtinës, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Këto kundër masa janë paralajmëruar shumë moti, por ekspertët vlerësojnë se megjithatë kjo është “e shtënë nga pushka e zbraztë” sepse nuk ka ndonjë metodë që mund të qëlloj vetëm palën shqiptare apo pushtetin në Prishtinë e mos të prek serbët dhe partnerët evropian.

Në ndërkohë për shkak taksës dhe kontrollit të shtuar nga Prishtina në komunat e veriut kërcënon katastrofa humanitare sepse në dyqane mungojnë artikujtë elementar si qumështi, sheqeri, mielli, barnat  etj.

Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i Tregtisë Rasim Ljajiq se do insistohet në heqjen e taksës dhe gjendja dhe mungesat janë argument për këtë. Ai ka përmendur tregtarët e vegjël që janë ankuar në pamundësi furnizimi pas kontrollit të shtuar nga policia, ndërsa rezervat janë në harxhim e sipër.

Disa artikuj do mungojnë në fund të javës, problemin më të madh e përbënë produktet e qumështit dhe duke parë raftet e zbrazëta duket se Serbia nuk ka zgjidhje dhe përgjigje adekuate. Pako të masave ende nuk ka përkundër deklaratave bombastike të Vuçiqit, kur thoshte se po përgatitet diçka që “do dhemb shumë”.

Fakti është se nuk ka zgjidhje të vërtetë, sepse në secilin hap serb Prishtina mund të vazhdoj spiralen dhe kjo nuk do ketë fund. Është e pamundur të mendohet masë që dëmton vetëm njërën palë, bie fjala nëse ndërprerët transiti i mallrave që kanë destinim Kosovën, kjo do “dëmtoj” edhe partnerët evropian.

Është e pamundur që të ndalohen raportet vetëm për pronarët shqiptar dhe jo qytetarët tjerë të krahinës, Efekt edhe më të vogël kanë kundër-masat  në mallin që shkon në Kosovë sepse vlera e gjithë atij malli nuk kalon 20 milionë në gjithë vitin, që është simbolik me gjysmë miliardë qarkullim që llogariten mallrat serbe që janë pamundësuar të hyjnë në Kosovë.

Analistët shprehen se shtrohet pyetja sa janë të arsyeshme kundërmasat nga Serbia, sepse me to do bëhej barazimi i fajësisë së ndërprerjes së dialogut. Të gjithë do harrojnë kush ka nis i pari, pasi edhe ndërmjetësuesve iu konvenon që “të harrohet” dhe lista e kushteve për vazhdim të dialogut do rritet në pafundësi kanë thënë biseduesit e gazetës “Danas”.

Ata janë të mendimit se përkundër kësaj janë duke u shqyrtuar disa opsione por ato dalin nga kuadri i shkëmbimit tregtar dhe mund të bëhet fjalë për marrëveshje që janë nënshkruar dhe që janë realizuar nga Serbia. Por nuk thuhet se për çka mund të bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat