Komuna e Namurit nga Belgjika i dhuroi një zjarrfikëse të re moderne repartit të PMNZSH në Malësi të Madhe

Lajme

Komuna e Namurit nga Belgjika i dhuroi një zjarrfikëse të re moderne repartit të PMNZSH në Malësi të Madhe

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarrfikëse e re moderne i është dhuruar repartit të PMNZSH Malësi e Madhe nga Komuna e Namurit në Belgjikë.

Kryetari Tonin Marinaj falenderoi z.Joseph Yvane komandant i zjarrfikësve në Namur, z.Arian Bajraktari dhe z.Adnan Redzepi president i shoqatës "Nënë Tereza" në Namur, për dhurimin e kësaj zjarrfikëseje, e cila do të rrisë edhe më tepër kapacitetin dhe sigurinë ndaj mbrojtjes së zjarrit.

Bashkëpunimi mes Komunës së Namurit dhe Bashkisë Malësi e Madhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tjera.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat