Pamje tmerri në Kosovën e politikanëve milioner! Kjo familje vuan për bukën e gojës

Lajme

Pamje tmerri në Kosovën e politikanëve milioner! Kjo familje vuan për bukën e gojës

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:18
Familja Krasniqi

Nuk janë të gjithë milioner në Kosovë! Milioner janë vetëm politikanët dhe grupet e caktuara apo klanet që kanë lidhje me politikën, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në Kosovë, ka familje qe vuajnë për bukën e gojës. E një rast i tillë është në fshatin Smallush të Lipjanit.

Familja Krasniqi është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë sociale dhe ekonomike.

Për gazetën “Bota sot”, kryefamiljari Mejdi Krasniqi ka apeluar që të publikohet video e më poshtme duke kërkuar nga secili shqiptar anë e mbanë botës, atyre që kanë mundësi që të i ndihmojnë.

“Ne jemi një familje shumë e varfër nga fshati Smallushë, komuna e Lipjanit. Ju lutem publikone këtë video, ndoshta na ndihmon më shumë dikush”, thotë Krasniqi.

Në videon e më poshtme, shihen kushtet mizore të kësaj familje.

Për të gjithë bamirësit, po e publikojmë numrin e Mejdi Krasniqit. 045 910 351

Apelojmë të gjithë shqiptarët që kanë mundësi të ndihmojnë të i lajmërohen Krasniqit. Një shumë sado e vogël, është ndihmë e madhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat