20 vjet më parë, momenti kur ushtarët britanik vrasin dy ushtarë të UÇK-së në Prishtinë

Lajme

20 vjet më parë, momenti kur ushtarët britanik vrasin dy ushtarë të UÇK-së në Prishtinë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 00:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, që festonin 9-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës u qëlluan për vdekje nga forcat britanike në Prishtinë.

Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa ushtarët britanikë po mbikëqyrini festimet e qytetarëve në Prishtinë. Një person gjuan në qiell nga gëzim. Ushtarët britanik e ngatërruan kremtimin e tij me një sulm armik dhe filluan të qëllojnë mbi ta në makinë, e gjithë skena tragjike është regjistruar nga gazetarët e huaj.

Një nga të vrarët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat