Drecun: Ja kush po përpiqet të nxis konflikte

Lajme

Drecun: Ja kush po përpiqet të nxis konflikte

Nga: F.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:08
Milovan Drecun

Përfaqësuesit e pushtetit të Prishtinës jo që nuk planifikojnë të tërheqin taksat por me hapat e njëanshëm rëndojnë edhe më tutje krizën dhe krijojnë tensione ka deklaruar Milovan Drecun. "Ata me hapa njëanshëm ngritin krizën hap pas hapi dhe shtyjnë në plan të dytë taksat” ka thënë ai, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kuvendi i Prishtinës me gjasë do miratoj diçka që përsëri do të jetë pengesë në raporte, por Serbia nuk do lejoj që të krijohet kriza humanitare ", ka thënë ai për TV Pink.

Sipas tij shqiptarët “ lëshohen në lojë të rrezikshme që ka për qëllim nxitjen e konfliktit ose me serbët në veri apo do tentojnë të bëjnë presione përmes jugut të Serbisë qendrore nëpërmjet qarkut të Rashkës ",tha Drecun.

Ai ka thënë se Ternoci i Madh dhe Presheva janë qendra të distribuimit të drogës dhe atje ka elemente të radikalizmit islam që mund të përdoren për nxitje të dhunës.

Drecun ka thënë se Beogradi ka kapacitete të parandaloj zhvillimin e këtyre ngjarjeve.

"Plani dhe marrëveshja në Prishtinë është që të krijohen sa më shumë tensione dhe jo në qetësimin e krizës. Duan përmes hapave të dhunshëm të bartin përgjegjësinë për dialogun tek Serbia. Ata nuk dëshirojnë vazhdimin e dialogut me qëllim bartjen e përgjegjësisë te Serbia dhe në një moment të shpallin bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë ",tha ai.

Beogradi duhet të insistoj me zgjidhje të qetë, vazhdim të dialogut dhe furnizim të veriut që të evitohet katastrofa humanitare dhe aktivitet të fuqishëm diplomatik posaçërisht me ShBA që kanë qëndrim të balancuar.

Drecun mendon se duhet kujdes me kundërmasat eventuale. "Ata na nxisin që të përgjigjemi në hapa të njëanshëm, ata nuk duan të heqin taksën andaj duhet të kemi kujdes se kundërmasat godasin interesat e popullit tonë në Kosovë ", tha Drecun.

Shqiptarët në vend të zvogëlojnë krizën ashpërsojnë raportet dhe shpikin probleme. Nuk ka dilema se njësitet speciale në Prishtinë përgatisin ndërhyrje në veri dhe detyra e KFOR-it është ndalimi i shqiptarëve të bëjnë diçka të tillë.

Sipas Drecun Prishtina tenton të provoj skenarin e marrjes së Gazivodes dhe Trepçës me njësite speciale.

Ku mund përdoren edhe pjesëtarët e FSK , veteranët dhe grupet islamiste si formacione ushtarake.

"Nuk ka dilemë se kryerja e koncentrimit të forcave dhe aktivitetet kundër-zbuluese të KFOR-it dëshmojnë rrezikun e kryerjes së aksioneve të këtilla” tha ai duke shtuar se kjo është vërejtje dhe se Serbia nuk do lejoj përndjekje të serbeve nga veriu dhe do vazhdoj të krijohen kushte për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat