Brnabiçi e tronditur me taksën e Kosovës

Lajme

Brnabiçi e tronditur me taksën e Kosovës

Nga: F.B. Më: 1 korrik 2019 Në ora: 14:27
Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se “Beogradi që 7 muaj ka tërhequr vërejtjen në pasojat e mundshme  të taksës së vendosur nga Prishtina për mallrat serbe, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Mbyllja e dyqaneve në veri është pikërisht pasoja e taksës, duke porositur se Beogradi është i gatshëm në çdo moment të ndihmoj popullin serb në Kosovë.

Brnabiç ka theksuar se Beogradi ka shtatë muaj që tërheq vërejtjen, por nuk është kuptuar seriozisht nga bashkësia ndërkombëtare.

 “Përveç ftesave gojore që të hiqen taksat, asgjë nuk është ndërmarr rreth tyre dhe kjo ka sjell deri te kjo situatë”, tha ajo në takim me gazetarë.

Ndërprerja e kalimeve në rrugët alternative ka sjell edhe të shtënat ndaj kamionit me ushqim dhe askush nuk ka reaguar dhe kjo është kjo pasoja që po përmendim me muaj.

“Është e pabesueshme që në Evropë sot jetojnë njerëz që nuk mund të furnizohen me artikuj ushqimor vetëm se ato kanë bazë etnike e kombëtare. Kjo nuk është Evropa të cilës i takojmë”, tha ajo.

Brnabiç shprehu shpresën se Evropa dhe ShBA do reagojnë, por nuk është e sigurt dhe nuk ka bazë të presim këtë.

Vendimi për mbylljen e dyqaneve është racionale sepse nuk mundet më të “furnizohen me lugë” me gjërat që qytetarët kanë apo nuk i kanë. Pushteti i Prishtinës sipas Brnabiç po angazhohet që të ndaloj secilën mundësi alternative të furnizimit të qytetarëve.

Ajo tha se Beogradi do përcjell situatën dhe në çdo moment është e gatshme që të ndihmoj popullin serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat