Aeroporti i Prishtinës gati për sezonin e verës, përmbyllin gjysmën e parë të vitit me rritje të trafikut dhe udhëtarëve

Lajme

Aeroporti i Prishtinës gati për sezonin e verës, përmbyllin gjysmën e parë të vitit me rritje të trafikut dhe udhëtarëve

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po vazhdon të jetë përherë në ngritje sa i përket performancës.

Përmes një njoftimi për media nga ky institucion bëhet e ditur se ata tashmnë janë gati për sezonin veror.

Sipas të njëjtit njoftim në qershor kanë shërbyer 208,820 udhëtarë, performuam me 17,3% rritje. Ndërsa vetëm në Korrik presin të shërbejnë 300 mijë udhëtarë.

“Me fluturime shtesë në top destinacionet e shërbyera nga Prishtina, me shërbime në destinacione të reja e me bazë ajrore të Eurowings përmbyllëm 6 mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar rritje të trafikut prej 12.5%, apo 117,283 udhëtarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Trend edhe më i lartë i rritjes së trafikut parashihet në gjysmën e dytë të vitit.

“Përllogaritja e trafikut të planifikuar për muajin Korrik tregon se do të kemi rritje rreth 20% apo së paku të shërbejmë 300,000 udhëtarë, që është rekord për periudhë një mujore.

Jemi maksimalisht të përkushtuar, me personel, me infrastrukturë e me paisje e makineri për të shërbyer fluksin e madh të trafikut që këtë vit do të tejkalon shifrën e 2 milion e gjysmë udhëtarësh. 
Sukseset mundësohen duke u mbështetur edhe në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me palët e involvuara në operimin e aeroportit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat