Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

Lajme

Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 18:12
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion, të dielën me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tri vetura, mjete më të cilat dyshohet se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar,  të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat