Ja paralajmërimi i Rusisë për gacën ndezëse të zjarrit në Ballkan

Lajme

Ja paralajmërimi i Rusisë për gacën ndezëse të zjarrit në Ballkan

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Dardan Islami, e ka komentuar paralajmërimin e Rusisë se kisha ortodokse ruse do ta ketë Vatikanin e vet, një qendër të kësaj Kishe.

Islami thekson se, kjo është gacë ndezëse e zjarrit në Ballkan, duke destabilizuar nga brenda Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore.

“Rusia paralajmëron se kisha ortodokse ruse do ta ketë së shpejti Vatikanin e vet, një qendër të kësaj Kishe? A do të jetë kjo gaca ndezëse e zjarrit në Ballkan duke i destabilizuar, nga brenda Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore? A do të mbeten këto dy Kisha autonome, të shkëputura plotësisht sikur Ukraina, apo shumica e popullsisë do të vendos ndryshe? Putin e ka një ofertë\kërcënim për shtetet e rajonit, të cilën duket se është afër për ta bërë publike!”, shkruan Islami në Facebook, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat