Lazanski thotë se amerikanët në planin zyrtar zyrtarisht deklarojnë një gjë, ndërsa “nën tavolinë” punojnë diçka tjetër

Lajme

Lazanski thotë se amerikanët në planin zyrtar zyrtarisht deklarojnë një gjë, ndërsa “nën tavolinë” punojnë diçka tjetër

Nga: F.B. Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:38
Miroslav Lazanski

Analisti politik Miroslav Lazanski ka deklaruar se “nëse Uashingtoni bënë presion në Prishtinën që të niset ka zgjidhja e kompromisit, atëherë zgjidhja nga kjo situatë është e mundshme. Evropa ka treguar pafuqinë në çështje të Kosovës. Amerikanët në planin zyrtar deklarojnë një gjë, ndërsa nën tavolinë punojnë diçka tjetër” ka thënë ai, shkruan “Pravda”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij situata në veri të Kosovës është e komplikuar dhe “Prishtina nuk ka fjetur”. Ata kanë dërguar dy kamion me ushqim dhe njësitet speciale që të sigurojnë dhe mund deklarojnë se dërguan ndihmë humanitare dhe përcjellje të armatosur ka shtuar ai.

"Është e qartë se kanë menduar çka mundtë bëjnë. Ju nuk mund të ndaloni atë kolonë, kanë mentor (mësues) dhe sponsor të mirë që mendojnë disa hapa paraprakisht dhe ne duhet të llogarisim në atë se pa marra parasysh si i shikojmë ata nuk rrinë duarkryq dhe kanë këshilltar edhe sufler të mirë ", tha Lazanski.

Ka një seri të hapave të mundshëm që Serbia qoftë hapur apo gjysmë sekret mund të bëjë, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Serbisë në veri të mos vijnë në gjendje të krizës humanitare ka thënë ai duke shtuar se kjo është thënë hapur edhe kjo do të bëhet.

Duke folur për mundësitë e daljes nga pat pozicioni, Lazanski ka thënë se nuk sheh dalje të shpejtë nga situata. “Dalja është e qartë, nëse Uashingtoni bënë presion në Prishtinën që të niset në zgjidhjen e kompromisit, atëherë dalja nga situata është e mundshme “ ka thënë ai.

"Dihet qartë kush bllokon bisedimet qe një kohë të gjatë. Vështirë në Paris , Berlin edhe në Bruksel që dikush të kërkoj diçka nga Beogradi në situatën kur keni taksat si masa kundër civilizuese, kur është shkel marrëveshja CEFTA dhe kur keni ndalim të qarkullimit të mallrave", ka thënë Lazanski.

Sipas tij Evropa ka treguar pafuqinë e saj në çështjen e Kosovës, ndërsa amerikanët zyrtarisht deklarojnë një gjë ndërsa me gjasë nën tavolinë punojnë diçka tjetër.

"Prishtina e ndjen se e ka lojtarin kryesor perëndimor prapa vetës dhe maksimalisht shtrëngon situatën dhe ne luajmë në faktorin kohë që në perëndim të kuptojnë ku është burimi i jo stabilitetit në këtë pjesë të Evropës", ka thënë Lazanski.

Lazanski thotë se në temën e Kosovës po konfrontohen reliktet e botës njëpolare dhe të drejtës ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare është në anën tonë , ndërsa relikti i botës njëpolare është pozita dominuese dhe monopolizuese e Amerikës në disa gjëra që ndodhin në hapësirë.

Duke komentuar shkrimet në media për mundësinë që Franca të tërheq njohjen e Kosovës, Lazanski thotë se kjo është jo reale. "Franca është pjesë e perëndimit dhe ka marr pjesë në bombardimet ndaj SRJ dhe kjo do të ishte një befasi e jashtëzakonshme", tha ai.

" Kjo është dëshirë e mirë e jona, po nuk ka asgjë nga kjo” ka thënë Lazanski duke shtuar s kjo mund të shes gazetat po nuk ka asgjë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat