Ish-agjenti i SHIK-ut, kërkon hetim për SHIK-un e Kadri Veselit dhe tregon lidhjet me Ramë Marajn

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut, kërkon hetim për SHIK-un e Kadri Veselit dhe tregon lidhjet me Ramë Marajn

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se duhet të bëhet një hetim real mbi SHIK-un.

Ai kërkon që të SHIK-u i Kadri Veselit dhe i PDK-së, e poashtu edhe hetimin e SIA-s të Ramë Marajt.

Gjithashtu, Miftari përmes një postimi në Facebook, kërkon që të hetohet edhe secila organizatë që ka vepru dhe vepron në Kosovë.

Lexojeni postimin e plotë:

Me pas kush me hetua... por duhet hetim real jo skenarë të fshehtë e rutinë..

Çdo hetim mbi SHIK-un të Kadri Veselit dhe PDK-së, duhet mu përcjell me hetimin edhe të SIA-s të LDK e Ramë Mares, por me u hetua edhe çdo organizatë ilegale dhe gjysmë ilegale që ka vepruar dhe vepron edhe sot në Kosovë.

Hetim neutral ...pasi shumë mirë dihet se këto organe Shik - SIA kanë qen shumë ngushtë të lidhura nder veti edhe pse publikisht kanë bërë "luftë këndezash" kinse nder veti dhe kanë mbjell inati e ndarje në mes qytetarëve pasluftës si pacifistë ku janë fshehur prapa figurës të ndritshme të liderit Ibrahim Rugovës dhe ana tjetër krahu kinse i luftës i UÇK-së u keq përdorur shumë nga Hashim Thaçi dhe klani i tij ..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat