I paraburgosuri që ndërroi jetë në QKUK është Ramiz Bordoniqi, plaku që do të ekstradohej në SHBA

Lajme

I paraburgosuri që ndërroi jetë në QKUK është Ramiz Bordoniqi, plaku që do të ekstradohej në SHBA

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:21
Ramiz Bordoniqi

Në mesditën e sotme në Klinikën e Neurologjisë ka ndërruar jetë një i paraburgosur. Sipas mediave viktima është i moshuari, Ramiz Bordoniqi.

Emri i tij u lakua pak ditë më parë për mundësinë e ekstradimit të tij në Amerikë.

Bordoniqi nga Komuna e Gjakovës, u arrestua në shtëpinë e tij, nën dyshimet për mundësim ose detyrim në prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Dyshimet ishin se Bordoniqi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1998, duke qëndruar aty në mënyrë ilegale, që nga janari i atij viti e deri në shtator të vitit 2001.

Bordoniqi po vuante nga, Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat