Vuçiq thotë se miku i Kosovës dëshiron të bëhet edhe mik i Serbisë

Lajme

Vuçiq thotë se miku i Kosovës dëshiron të bëhet edhe mik i Serbisë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:10
Foto

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur për takimin që ka pasur sot me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ai ka thënë se biseda me të ka qenë korrekte, edhe pse Engel njihet si një prej përkrahësve të mëdhenj të shqiptarëve.

“Engel është një nga avokatët më të mëdhenj të Kosovës së pavarur. Biseda me të ishte korrekte. Fokusi i bisedës ka qenë edhe rasti i vëllezërve Bytyqi”, ka treguar Vuçiq në një konferencë para gazetarëve,.

Ndër të tjera ata kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne kemi biseduar se sa i rëndësishëm është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe sa është e rëndësishme për të dy shtetet të kenë raporte të mira dhe stabilitet në rajon. Shpresoj që mesazhi  i tij në Prishtinë të kontribuojë për krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut”, duke thënë se sa më shpejtë që vazhdon dialogu aq më mirë është për të dy palët.

Vuçiq ka thënë se Engel ia ka thënë edhe një fjalë të mirë.

“Është e rëndësishme që të mbajmë kontaktet me Engel, i cili tha se të jesh një mik i madh i shqiptarëve nuk do të thotë se s’mund të jesh edhe një mik i serbëve”, ka deklaruar kreu i shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat