Asambleistja e AAK-së, i reagon Fitore Pacollit të LVV-së

Lajme

Asambleistja e AAK-së, i reagon Fitore Pacollit të LVV-së

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:53
Fitnete Bejta dhe Ramush Haradinaj

Nënkryetarja e Degës së AAK-së në Prishtinë dhe asambleistja e Kuvendit Komunal, Fitnete Bejta, ka reaguar ndaj Fitore Pacollit, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e cila e kritikoi ashpër kryeministrin Haradinaj.

Bejta përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk është e drejtë të fajësohet kryeministri Haradinaj për mungesë të liberalizimit të vizave, pasi për më pak se dy vite nuk ka mundur të luftojë kontrabandën dhe korrupsionin e instaluar me dekada nga qeveritë e kaluara.

Ja reagimi i plotë:

Kosova ka pasur nevojë për një Kryeministër që vjen me përgjegjësi për ato që ka bërë dhe nuk ka bërë dhe bën ato që thotë se do të bëjë.

Këtë Kryeministër nuk është e drejtë ta fajësojmë për mungesën e liberalizimit të vizave, sepse për më pak se dy vite nuk ka mundur të luftojë kontrabandën e korrupsionin e instaluar me dekada nga qeveritë e kaluara, me gjithë reformat dhe vendimet e vështira që ka ndërmarrë për një shtet ligjor.

Zonja Pacolli të kesh shqetësim mungesën e lirisë së lëvizjes është gjëja më legjitime, por të manipulosh me mohimin e kësaj të drejte nga Franca gjoja për shkak të “kërcënimit” të një prokurori nga ana e Kryeministri, kjo është e padrejtë dhe nuk ka të bëjë me të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat