Vuçiq qesharaku, thotë se do të bëhet “Robin Hoodi evropian” për të kontrabanduar ushqim në veri

Lajme

Vuçiq qesharaku, thotë se do të bëhet “Robin Hoodi evropian” për të kontrabanduar ushqim në veri

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:23
Aleksander Vuçiq

Serbia po përdor rrugë malore “alternative” për të dërguar mallra në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë për të shmangur taksën 100 për qind, ka thënë presidenti serb të mërkurën, komente këto që me gjatë do të përkeqësojnë edhe më tej marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës.

Kosova ka vënë taksë 100 për qind për mallrat serbe nëntorin e vitit të kaluar si masë ndëshkuese pasi Serbia e bllokoi atë të anëtarësohet në agjencinë ndërkombëtar policore Interpol si shtet i ndarë, raporton Reuters.

Taksa ka shkaktuar vështirësi për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës të cilët janë zotuar për besnikëri ndaj Beogradit dhe haptas shpërfillin autoritetet e Prishtinës. Dyqanet dhe bizneset tjera në zonë u mbyllën nga e hëna deri të mërkurën në shenjë proteste për taksën.

Taksa ka bllokuar edhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës – një parakusht ky qenësor për të dyja vendet për të arritur qëllimin që një ditë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha para gazetarëve të mërkurën se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë furnizues përmes rrugëve “alternative” malore që shpesh përdoren nga kontrabandistë për t’i dërguar mallrat tek bashkëkombësit e tyre derisa të hiqet taksa.

“Ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të dërguar ushqim, ujë e medikamente tek populli ynë… edhe nëse unë bëhem një Robin Hood famëkeq evropian… ai Vuçiqi i çmendur që dërgon ushqim e ujë nga pylli”, tha ai.

Eksportet e Serbisë në Kosovë përllogariten në rreth 500 milionë euro në vit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se mallrat që kanë ardhur nga Serbia tashmë janë zëvendësuar nga importet nga vendet tjera muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat