Brnabiçiqi këmbëngul: Edhe 20 vjet nëse nuk anëtarësohemi në BE, Serbia nuk ndryshon qëllimet e saj

Lajme

Brnabiçiqi këmbëngul: Edhe 20 vjet nëse nuk anëtarësohemi në BE, Serbia nuk ndryshon qëllimet e saj

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:45
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç e ka komentuar deklaratën e presidentit frances, Emanuel Macron për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Brnabiç pohoi se, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është angazhimi strategjik i Serbisë.

Ky është, shkurt, qëndrimi i kryeministres serbe Ana Brnabiç, e cila tha se pozicioni i Makron është i njohur dhe nuk ndikon në qëllimet e qeverisë serbe.

“Qeveria serbe nuk do të ndryshojë qëllimet e saj dhe çfarë bën, edhe nëse të gjithë anëtarët e BE thonë se zgjerimet nuk do të jenë në 10 apo 20 vitet e ardhshme, gjë që nuk është rasti”, tha Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat