Serbia në hetim të rastit Ivanoviç drejton gishtin ndaj Florim Ejupit e Lirim Zekës

Lajme

Serbia në hetim të rastit Ivanoviç drejton gishtin ndaj Florim Ejupit e Lirim Zekës

Nga: F.B. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:27
Ivanoviç

Shërbimet tona kanë të dhëna operative rreth likuidimit të liderit të Iniciativës Qytetare SDP, shkruan “Novosti” ku përmend emrat e Florim Ejupi dhe Lirim Zeka të implikuar në këtë edhe në rastin e autobusit “Nishexpres”, përcjell “Bota Sot”.

Organet shtetërore kanë fotografi që zbardhin vrasjen e Oliver Ivanoviçit si dhe emrit të personit për të cilin ka dyshime se është kryes i vrasjes shkruan gazeta. Në periudhën e ardhshme do punohet në sigurimin e fakteve materiale që do të heq dyshimet lidhur me identitetin e njeriut që në mënyrë të tmerrshme likuidoi liderin e SDP me 16 janar në Mitrovicë.

Këto informata i ka vërtetuar presidenti Vuçiq ndërsa ndër emrat e përmendur nga vetë ai janë edhe Florim Ejupi i dyshimtë për vendosjen e bombës në autobusin “Nishexpres” në vitin 2001 dhe Nexhmedin Zeka që më vonë ka ndërruar emrin në Lirim Zeka për qëndrimin misterioz të cilit në prag të vrasjes në Mitrovicë, pat shkruar “Novosti”. Ndërkohë Vuçiq ka shtruar pyetje pse pushteti serb nuk mund të ketë informacione rreth lëvizjes së Ejupit dhe Zekës.

“Çfarë ka bërë Zeka në Mitrovicë dhe cili është roli i tij në këtë?  Çka ka bërë Ejupi në Rinas, që në Gjermani është në mbikëqyrje, si ka lëviz nga Kosova, u largua dhe u kthye në Gjermani nga aeroporti i njëjtë? Si lëshoi Gjermaninë, çfarë ka bërë poshtë dhe çfarë ka ndodhur? pyeti Vuçiq.

Në njohuritë që ka Serbia rreth atentatit mund të hiqen dyshimet me “fotografi” dhe ka drejtuar shumë pyetja në drejtim të  pushtetit të Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtar:

“Hetimet tona nuk do ndalen derisa nuk zbulohet kryesi i vrasjes. Por për shumë shkaqe si mungesa ADN-së, analizës dhe gëzhojave plastike dhe mungesës së xhirimeve të caktuara nuk mund të kemi fakte materiale, por do punohet dhe sapo të ketë fakte do ngritët padia.

Ejupi, sipas njohurive të shërbimeve kundër-zbuluese serbe në kohën e vrasjes së Ivanoviçit ka ardhur nga Gjermania në Kosovë, i njohuri si “bombashi nga Podujeva”, ai është i vetmi i dyshuar për vendosjen e bombës në autobusin “Nishexpres” ku patën vdekur 12 dhe janë plagosur 43 persona. Ai është arrestuar në bazë të gjurmëve të ADN-së dhe në mënyrë misterioze u arratis nga baza amerikane "Bondstil". Lidhur me këtë gjyqtari suedez Kristen Karphamar, ka thënë se dyshohet se në arratisje u ndihmua nga CIA.

Ejupi përmendet edhe si vrasës me pagesë por edhe organizator i ngjarjeve të marsit 2004. Sipas prokurorisë së Kosovës ai për 4 milionë euro është dashur të vras Xhavit Halitin dikur njeriu i Thaçit në lidhje me degën e UÇK-së në Shqipëri sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës shkruan “Novosti”.

Ky grup kriminal i formuar në vitin 2001 është përgjegjës për ngjarjet e marsit ka thënë pjesëtari i grupit dhe dëshmitari i Gjykatës Speciale Shkumbin Mehmeti. Klani ka ekzistuar deri në vitin 2014 me mbështetje të “partive të luftës” dhe “familjeve të mëdha” duke kryer shumë vrasje. Ejupi është i dyshimtë edhe për vrasjen e dy bashkëpunëtorëve të afërm të Ibrahim Rugovës – Tahir Zemajt dhe Xhemajl Mustafës, si dhe likuidimin e policit Bajram Kiçmari dhe një pjesëtari të policisë së UNMIK-ut Koj Esuman. Mehmeti sipas medieve shqipe  ishte i gatshëm të dëshmoi se Ejupi për rastin e “Nishexpress” kishte mbështetje direkt nga Kadri Veseli, por është tërhequr nga ky dëshmim.

Ndërkohë biznesmeni Lirim Zeka thuhet se ka qëndruar në Mitrovicë me 15 janar një ditë para atentatit. Shërbimet tona para disa muajve kanë përcjell në vazhdimësi lëvizjen e tij dhe mundësinë e ndërlidhjes me vrasjen e Ivanoviçit.

Zeka është pronar i restorantit "Konak L", që gjendet përball rrugës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, aty ku tubohen politikanët shqiptar dhe thuhet se ka mbrojtjen e Thaçit.

Sipas të dhënave që posedohet është i lindur  në vitin 1963 në Mitrovicë si Nexhmedin, por më pas ka ndërruar emrin në Lirim. Që nga vitet 80-të ai sillet në lidhje me disa akte kriminale. Dyshohet si një ndër organizatorët e kontrabandës me drogë në Turqi përmes Kosovës deri tek vendet evropiane. Në arkivat policor thuhet se në Gjermani është arrestuar për shfrytëzim të dokumenteve fals, në Zvicër ishte nën hetim për drogë, në Serbi për dhunim, ndërsa në Zagreb për dyshim  vrasje dhe kontrabandë me armë për forcat myslimane. Në aeroportin në Pragë në vitin 1999 u arrestua dhe ka fletë-arrestim nga Interpoli për shkak dënimit në Gjermani me 7 vjet burg për drogë. Berlini ka kërkuar dorëzimin e tij, por gjatë transferim ai ia ka dal të arratiset.

Shoqja e Ivanoviçit beson në shtetin

E veja e Oliver Ivanoviç ka thënë për “Novosti” se beson në shtetin dhe organet që hetojnë për vrasje:

“Jam i sigurt se jemi në gjurmë të mira, se punojnë me përkushtim dhe mund të kemi edhe emra të vrasjes së Oliverit tim. Kjo është në interes të gjithëve. Oliveri familja dhe të gjithë meritojnë të mësojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat