Publikohen pamjet, vëllai i Vuçiqit i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit?!

Lajme

Publikohen pamjet, vëllai i Vuçiqit i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit?!

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:47
Publikohen pamjet, vëllai i Vuçiqit i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit?!

Oliver Ivanoviq është vrarë nga Beogradi zyrtar, ndërsa koordinator i kësaj vrasje me qëllime politike ka qenë Andra Vuçiq, vëllai i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kështu ka thënë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili në një postim në Facebook ka publikuar edhe një foto të Andra Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit.

Sipas tij, vrasja është kryer për arsye politike që përmes saj të frikësohen serbët e tjerë në Veri.

Postimi i plotë i Miftarit në Facebook:

Krimineli i luftes në Kosovë Oliver Ivanoviçi është vrarë nga Beogradi zyrtar koordinator i kësaj vrasjes me qellim politik ka qenë Andrea Vuçiç vllau i presidentit serb Aleksander Vuçiçit dhe lista serbe, vrasja është politike pasi përmes kësaj vrasje janë friguar serbët neutral që janë jashta kontrollit të Beogradit .Kjo vrasje ka ndikuar që pastaj siq edhe ndodhi të futet tërë spektri i serbve të Kosoves nën kontrollin e listes serbe (listes të Beogradit zyrtar).
Andrea Vuçiç sipas inteligjences BND Gjermane dhe FBI-DEA-Cia Amerikane ky personalisht është koka e krimit të organizuar në Ballkan edhe ma e fort se dikur klani i Zemunit dhe JSO ,MOSADI Izraelit e ka akuzuar ket kriminel serb Andrea Vuçiçin se juka shitur për shum para dikund 300 pasaporta terroristave që kan ardhur nga frontet e luftes nga Sirija që kan qen pjes të ISIS_it ose të Al_Nusres(al Kaides) dhe ata njerz kan përfundu në Europ por edhe në Amerik.
Armët,Drogat,Duhani,Kafja, Nafta...në Ballkan jan nen kontrollin e tij dhe klanit të tij.!

Andea Vuçiç dhe Zvonko Veselinoviç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat