Zyrtarja serbe në Poloni: Kjo është arsyeja pse jemi kundër Kosovës në Interpol

Lajme

Zyrtarja serbe në Poloni: Kjo është arsyeja pse jemi kundër Kosovës në Interpol

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:27
Biljana Popoviq- Ivkoviq

Sekretarja e Shtetit në ministrinë e Punëve të Brendshme Biljana Popoviq- Ivkoviq në samitin e Poznanit që po i zhvillon punimet në Poloni i ka folur ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit për siç ka thënë “argumentet e Serbisë kundër rishqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç i është thënë Tanjugut, Popoviq -Ivkoviq në bisedime theksoi se Prishtina bashkëpunon me Interpolin përmes UNMIK-ut që nga viti 2002, megjithëse është mohuar vazhdimisht kjo, gjë që tregon qartë se për bashkëpunimin policor dhe luftën kundër krimit nuk nevojitet anëtarësimi në këtë organizatë.

Gjatë javës së shkuar, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon të Francës debatoi rreth aplikacionit të Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit mbahet në Kili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat