Drecun: Prishtina nuk është përcaktuar për zgjidhje të qetë të problemit

Lajme

Drecun: Prishtina nuk është përcaktuar për zgjidhje të qetë të problemit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:17
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën Milovan Drecun ka vlerësuar se hapat e këtillë të Prishtinës do të vazhdojnë dhe ajo dëshiron që me intensifikimin e hapat të dhunshëm të krijohen kushte që mos të mendohet për vazhdimin e dialogut, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

Ndalesa e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është edhe një tjetër hap i njëanshëm në serinë e veprimeve që ka marr Prishtina që synon eskalimin e situatës që ka nisur me vendosjen e taksës në mallrat serbe tha Drecun.

Sipas tij me hapa të këtillë dëshiron të nxis konflikt me popullin serb  dhe Serbinë me qëllim të arsyetimit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Drecun ka përmendur nënshkrimin e para pak ditëve të marrëveshjes për politikë të jashtme të përbashkët që është fakt se Prishtina nuk është përcaktuar për zgjidhje të qetë të problemit dhe zgjidhje të kompromisit po duan konflikte të reja në regjion.

Sipas tij kjo është “përgjigje e shpejtë” e asaj që ka thënë Vuçiq kur pyeti Prishtinën dhe Tiranën rreth Florim Ejupit dhe pranisë së tij në aeroportin e Tiranës në periudhën që u vra Ivanoviç.

Në vend të kësaj dhe hapjes së temës, sipas Drecun me marrëveshje është heq vëmendja nga ajo. Ai ka theksuar se Ejupi është një ndër organizatorët e sulmit në autobusin e “Nishexpres”.

Drecun ka thënë se ka dëshmitar që Ejupin e lidh me Kadri Veselin dhe kjo është me rëndësi sepse bëhet fjalë për vrasës me pagesë që punon për Thaçin dhe Shërbimin Kundër-zbulues ilegal të Veselit e cila që nga 1998 ka likuiduar më shumë se 200 njerëz”.

Pyetja rreth lidhjes së Ejupit me Veselin dhe mundësisë së implikimit në rastin Ivanoviç është pyetje e papërshtatshme që ka ndikuar në vendosjen  ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë.

Ndërsa lidhur me vizitën e Engel, Drecun ka thënë se ai është lotuesi më i madh i Kosovës dhe ai nuk do ndryshoj qëndrimet e tij, pasi është informuar vetëm nga njëra palë, prandaj është me rëndësi komunikimi me njerëz dhe njohja me gjendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat