Çfarë thotë Natasha Kandic pas njoftimit se Kosova ua ndaloi vizitat zyrtarëve serbë

Lajme

Çfarë thotë Natasha Kandic pas njoftimit se Kosova ua ndaloi vizitat zyrtarëve serbë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:33
Natasha Kandic

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandic ka reaguar përmes rrjetit social Twitter rreth  ndalimit të vizitave në Kosovë të zyrtarëve serbë, nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Kandic ka shkruar se ky është momenti i fundit që të pranojmë realitetin.

“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është  momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, ka shkruar Kandic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat