Daçiq: Po mendoj që të dëgjoj Ramën dhe të vendosin për politikë të përbashkët dhe të harrojnë “marren” e së shkuarës

Lajme

Daçiq: Po mendoj që të dëgjoj Ramën dhe të vendosin për politikë të përbashkët dhe të harrojnë “marren” e së shkuarës

Nga: F. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:08
Ivica Daçiç dhe Edi Rama

Kosova nuk mundet të e vetme të udhëheq politikën e jashtme, sepse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, prandaj Rama është dashur që me Beogradin të arrij marrëveshje ka thënë ministri serb Ivica Daçiq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

“Po mendoj se duhet të dëgjojmë këshillën e Edi Ramës dhe nesër ministria e punëve të jashtme e Serbisë të sjell vendim për politikë të jashtme të përbashkët të Beogradit dhe Banjallukës si gjest që do të vërtetoi  se edhe Serbia është për atë që të harrohen marritë e vjetra nga e kaluara dhe të shkohet përpara”, ka komentuar Daçiq deklaratën e kryeministrit Rama se Serbia nuk duhet të ndjehet e rrezikuar nga marrëveshja e Tiranës dhe Prishtinës për politikën e jashtme të përbashkët.

“Prishtina nuk mundet e vetme të udhëheq politikë të jashtme sepse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, prandaj Rama u dashtë që me Beogradin të bëjë marrëveshje dhe ai nuk do ishte i rrezikuar por do shkonte përpara", ka thënë shefi i diplomacisë serbe për Tanjug.

Por Daçiqin nuk e shqetëson Rama por ajo që bashkësia ndërkombëtare nuk reagon në tentimet e qarta në krijimin e ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”.

"Ky plan dhe projekt tani më as nuk fshihet, as nuk është fjala për ndonjë mashtrim. Tentimet e realizimit të saj po ndodhë para syve të gjithëve", ka tërhequr vërejtjen Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat