Daçiq: Serbia ka çështje të hapura me fqinjët – kompromiset politike të domosdoshme

Lajme

Daçiq: Serbia ka çështje të hapura me fqinjët – kompromiset politike të domosdoshme

Nga: F. B. Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:51
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se edhe më tutje ka çështje të hapura me fqinjët e Serbisë dhe edhe vazhdojnë kërkimet për serbët që “kanë rënë apo zhdukur nga ato hapësira", shkruan "Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Vështirë është të pranohen kompromiset që janë politikisht të domosdoshëm dhe për të dhënë falje për fatkeqësitë personale dhe vuajtjet. Këtë brengë e bartim të gjithë së bashku ka thënë Daçiq në Ubu, në  dorëzimin solemn të 20 banesave për familjet e zhvendosura nga Bosnja dhe Kroacia.

Banesat janë ndërtuar nga programi regjional banesor që financohet me mjete të donatorëve, ndërsa donatori më i madh është BE. Me këtë fond operon Banka e Këshillit të Evropës për zhvillim, programin në Serbi e realizon Komesariati i Serbisë për refugjatë në bashkëpunim me pushtetet lokale nën mbikëqyrje të UNHCR dhe OSBE-së.

Ministri Daçiq ka thënë se Serbia “fuqishëm qëndron në rrugën e bashkëngjitjes në BE" dhe dhuratat në mjetet materiale të BE-së për Fondin Regjional Banesor  është dëshmi se ndihmës në këtë drejtim dhe “mirëkuptim me vuajtjet tona në hapësirat e ish-Jugosllavisë” thuhet në ministrin e punëve të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat