Driton Kuka flet për Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Lajme

Driton Kuka flet për Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:58
Hashim Thaçi, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në RTV Dukagjini ka dhënë opinionin e tij për tre politikan të rëndësishëm në Kosovë.

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kuka ka thënë se e vlerëson shumë momentin kur pas humbjes së shpejt në Lojërat Olimpike të Londrës, ai i kishte ftuar në darkë.

“Ishim të shokuar pas asaj humbjeje të shpejt në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012. Presidenti Thaçi ka bërë një gjest jashtëzakonisht pozitiv. Na ka ftuar në darkë. Për mua ishte një përshtypje shumë pozitive”.

Kuka thotë se megjithatë ka qenë shumë i lumtur kur Majlinda është shpallur kampione olimpike dhe Thaçi ka qenë prezent në sallë.

“Ndjehesha se e kishim një borxh ndaj tij pas asaj humbjeje të shpejt në Londër. Prandaj u ndjeva mirë që ishte prezentë në sallë kur Majlinda u bë kampione olimpike”.

Trajneri i xhudos shton se me Presidentin ka raporte korrekte.

Kryeminsitrin Haradinaj e ka vlerësuar lartë edhe për shkak të familjes së tij.

“Qyteti i Pejës i ka borxh dhe do t’i këtë borxh gjithmonë kryeministrit Haradinaj për atë që ka bërë gjatë luftës. Si politikan vlerësoj guximin e tij dhe mendoj se i ka bërë disa punë të mira”, tha ai.

Albin Kurtin, Kuka e ka quajtur njeri shumë të guximshëm dhe revolucionar në politikë.

“E ka treguar vetën edhe kur ka qenë në burgun e Serbisë. Është shumë e vështirë të japësh intervista aq të guximshme në burgjet e Serbisë”.

Trajneri i xhudos thotë se Kurti në politikë ka shkuar dy hapa para se është dashur.

“Politika kosovare ka nevojë për njerëz të tillë si Kurti, pasi nëse të gjithë politikanët kalojnë mirë vendi nuk ecë përpara”, tha ndër të tjera Driton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat