Digjen të mbjellurat e familjes Geci pranë fshatit të presidentit Thaçi, vëllezërit Geci dalin me një paralajmërim

Lajme

Digjen të mbjellurat e familjes Geci pranë fshatit të presidentit Thaçi, vëllezërit Geci dalin me një paralajmërim

Nga: D.RR Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:20
Vëllezërit Geci

Mbrëmë rreth mesnatës, disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin qëllimisht grurit të kompanisë së vëllezërve Geci.

Kështu ka njoftuar njëri nga shtatë vëllezërit Geci, Esati, i cili paralajmëron se ata që e kanë kryer këtë akt, do të dalin para drejtësisë por edhe para njerëzimit.

Ai e vlerëson këtë akt si krim që vetëm serbët do ta kryenin.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, mbrëmë rreth mesnate një grup kriminelesh ia vunë zjarrin e qëllimshëm grurit të kompanisë së Vëllezërve Geci të mbjellur ne fshatin Kopiliq ku fal Zotit zjarri u vu nën kontroll, por të gjithë ata që ka bërë një gjë të tillë do të dalin para drejtësisë dhe kriminelët do të ta marrin dënimin e mëritur si nga drejtësia ashtu edhe nga njerëzimi sepse këta e bëjnë vetëm ata njerëz që kanë gjak serbi sepse t’ia vësh flakën bukës është krimi më i rënd që njerëzit e Serbisë mund të bëjnë. Në Këto video mund të shihni fillimin që në mënyrë te organizuar kriminelët ja vënë flakën dhe kur flaka ka marr hov të madh por fal zoti me një kohë të shpejt flaka u vu nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat