Daçiq shfrytëzon mungesën e diplomatëve nga Kosova e Shqipëria në Sarajevë, për akuza përmend edhe “Shqipërinë e Madhe”

Lajme

Daçiq shfrytëzon mungesën e diplomatëve nga Kosova e Shqipëria në Sarajevë, për akuza përmend edhe “Shqipërinë e Madhe”

Nga: F.B Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:25
Ivica Daçiq

Çka duhet të vizatohet akoma që të shihet se po krijohet Shqipëria e Madhe, “porosia për këtë është shumë e qartë” ka thënë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Daçiq këtë e tha në takimin e ministrave të punëve të jashtme në procesin e bashkëpunimit të Evropës juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë në kuadër të iniciativës regjionale të bashkëpunimit, ku nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Prishtinës.

“Kjo është një organizatë e vjetër regjionale shumë e dobishme ku përfshihen të gjitha vendet e regjionit të Evropës juglindore. Me vendim të samitit në Bukuresht është miratuar edhe pjesëmarrja e Kosovës” ka thënë Daçiq në Sarajevë.

“Kushtet janë të tilla që para secilit prej neve qëndron emri i kryeqytetit Beogradi, Sofja, Prishtina...nuk ka flamuj, nuk ka emra shteteve, është neutrale për nga statusi. Kosova sipas marrëveshjes prezantohet me fusnotë, Serbia është pajtuar me pjesëmarrjen e saj dhe duhet të na falënderohen. Por ata nuk duan të prezantohen me fusnotë dhe nuk respektojnë asnjë marrëveshje. Shumica e vendeve kanë shpreh keqardhje që mungojnë, atyre nuk ju pengoi Shqipëria në vitin 2015 dhe iu pengon BiH- ka thënë Daçiq.

Duke reaguar në marrëveshjen për politikë të përbashkët mes Beogradit dhe Prishtinës përfshirë edhe përfaqësimin diplomatik të nënshkruar nga ministrat respektiv Cakaj e Pacolli, ai tha se porosia është  e qartë.

“Çfarë duhet të vizatohet që të kuptohet se bëhet fjalë për Shqipërinë e Madhe, mendoni reagimet nëse sot Serbia nënshkruan marrëveshje me Republika Srpska, a do ishte shkelje e integritetit të Bosnjës apo interesave të dikujt, sigurisht të gjithë do të dënonin atë, na njihemi mesjete” ka thënë ai.

“Pse sillen kështu me Bosnjën, vitin që shkoi nuk refuzuan pjesëmarrjen, pse nuk refuzuan të shkojnë në Shqipëri?Pse shkuan në Poznanj?Ata para BE-së nuk guxojnë, por hidhërohen me BiH” ka akuzuar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat