Marrëveshja Kosovë-Shqipëri çmend Ivica Daçiqin

Lajme

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri çmend Ivica Daçiqin

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:59
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka folur sot në Sarajevë për marrëveshjen mbi bashkimin dhe koordinimin e politikave të jashtme të Prishtinës dhe Tiranës, e cila përfshin ambasadat e përbashkëta.

“Paramendoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me Republikën Serbe,” tha ai në një takim të ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në të cilën nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur rreth ftesës që iu dërgua Kosovës që në këtë samit të marrë pjesë me fusnotë, e për shkak të të cilës nuk mori pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryediplomati serb tha se pjesëmarrja e Kosovës me fusnotë është vendosur sipas samitit të Bukureshtit.

“Kjo është një nga organizatat shumë të vjetra rajonale. Kjo organizatë është e dobishme pasi mbulon të gjitha vendet në rajonin e Evropës Juglindore, kështu që u vendos në 2014 në samitin në Bukuresht për t’u pajtuar me marrëveshjen nga Brukseli mbi përfaqësimin rajonal, e cila do t’i mundësojë Kosovës të marrë pjesë në këtë proces sipas kushteve të dakorduara nga kjo marrëveshje,” tha Daçiq.

Sipas tij, në këtë rast porosia është tepër e qartë.

“Nuk ka flamuj, nuk ka emra shtetesh. Statusi është neutral. Tani kushtet në të cilat ata marrin pjesë, nuk janë më të pranueshme. Ata nuk duan me yll dhe fusnotë. Problemi qëndron aty se ata kurrë nuk do të respektojnë asnjë marrëveshje që arrihet. Shumica e vendeve shprehën keqardhje për mungesë,” tha Daçiq.

Ai ka reaguar edhe ndaj marrëveshjes Prishtinë-Tiranë për bashkimin dhe koordinimin e politikave të tyre të jashtme, e cila përfshin edhe ambasadat e përbashkëta.

Marrëveshja u nënshkrua në Shqipëri nga ministrat e jashtëm përkatës Behgjet Pacolli dhe Gent Cakaj.

“Pacolli thotë se marrëveshja për një politikë të jashtme të përbashkët në fakt përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën si një komb. Imagjinoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me Republikën Serbe? A është kjo një shkelje e integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës ose të disa interesave, ndoshta të gjithë do ta dënojnë atë,” tha ai.

Sipas tij, mos prezenca e palës nga Kosova në Bosnjë është një presion ndaj këtij vendi për të njohur pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat