Brnabiç i reagon Metës: PBEJ nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka vend për provokim

Lajme

Brnabiç i reagon Metës: PBEJ nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka vend për provokim

Nga: F.B. Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:04
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar në deklaratën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Jahorinë me porosinë se Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ) nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka vend për provokim, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Meta duke iu adresuar mbledhjes plenare para kryeministres serbe ka ftuar BiH që të njoh “realitetin se Kosova është e pavarur edhe vend sovran”.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës që do të marrin kryesimin e procesit për këtë ishin të detyruar “që mos të marrin pjesë në këtë samit”.

"Si të bëhemi se kemi bashkëpunim të suksesshëm në regjion nëse disa pjesëmarrës në PBEJ bëjnë çdo gjë që të përjashtohen disa vende nga mundësia e shfrytëzimit të iniciativave regjionale", ka kritikuar Meta.

Brnabiç pas kësaj ka thënë se PBEJ nuk e njeh Republikën e Kosovës sikurse as nikoqiri BiH dhe është mirësjellje diplomatike dhe në rregull që kjo të respektohet.

Përveç kësaj sipas saj në samit krahas nikoqirit në takim marrin pjesë edhe vende që nuk njohin Kosovën si Rumania, Greqia dhe Moldavia ka thënë Brnabiç.

"Propozoj që të mbahemi kornizës së vendosur në kuadër të PBEJ dhe për shkak bashkëpunimit e stabilitetit dhe respektimit të njëri-tjetrit mos të shfrytëzojmë provokime si bëri Meta", apeloi ajo.

Ajo ka thënë se i vjen keq që përfaqësuesit e Prishtinës nuk janë në tubim, por kjo tregon se si Prishtina në këtë moment shikon bashkëpunimin regjional.

"Ky është hapi i fundit në serinë që Prishtina ka ndërmarr që nga nëntori i vitit që shkoi që të gjithëve ju bënë me dije sa kujdeset për ndërlidhjen dhe bashkëpunimin regjional", ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat