Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit ka dy fjalë për komandantin e Koshares, Hisen Berisha, pas takimit me Veselin

Lajme

Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit ka dy fjalë për komandantin e Koshares, Hisen Berisha, pas takimit me Veselin

Nga: D.RR Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:30
Hisen Berisha

Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në Facebook e ka komentuar vizitën e ish komandantit të Koshares, Hisen Berisha, në zyrën e Kadri Veselit, përcjellë “Bota sot”.

Krasniqi, i thotë Hisen Berishës se nuk ke pasur nevojë të japësh shpjegim publik lidhur me atë takim, duke theksuar se edhe nëse ish komandanti i Koshares aderon në PDK, prapë do të mbetet miku i tij.

Krasniqi i thotë Berishës se e çmon lartë angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Miku im Hisen Berisha, pas shpërndarjes se fotografisë se tij me Kadri Veselin, neper rrjete sociale nga disa bastardë, e paska pare të arsyeshme të bej një shpjegim publik. Paska bere gabim, jo për foton, por për spjegimin. Pse? Sepse takimi ka qene zyrtar, publik, ne prani edhe të dy personave tjerë. Atehere, cila qenka ketu e keqja? Me kete rast kam nje porosi. Miku im, ti edhe nese aderon ne PDK, prape mbetesh miku im, sepse une cmoj mbi të gjitha angazhimin tend për çlirimin e Kosoves.
Paç fat dhe lufta jote eshte gjeja me sublime për Atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat