Përfaqësuesi rus në BE: Dialogu Kosovë – Serbi i pashpresë, fajëson edhe BE-në

Lajme

Përfaqësuesi rus në BE: Dialogu Kosovë – Serbi i pashpresë, fajëson edhe BE-në

Nga: F.B. Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:05
Vladimir Çizhov

BE ka investuar shumë përpjekje në organizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë por procesi është në pozitë pashpresë, për çka pjesërisht mund të fajësohet edhe vetë BE, ka deklaruar përfaqësuesi rus në BE, Vladimir Çizhov, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai për portalin “Sputnjik” ka thënë se Rusia me kujdes ka përcjell dialogun nëse ai bazohet në elementet e të drejtës ndërkombëtare si rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

"Por procesi ka arritur në një situatë pashpresë. Sa mund të fajësohet BE për këtë? Pjesërisht mund të fajësohet, sepse sipas mendimit tim BE ishte shumë lojale ndaj njërës nga palët", sqaroi Çizhov duke shtuar se bëhet fjalë për Kosovën.

"Shqiptarët kanë humbur kontrollin. Shkas është refuzimi i BE për sigurimin e liberalizimit të vizave dhe hapjes së procesit për pranim të Kosovës në BE. Kjo do të ishte shumë edhe për BE. Atëherë Kosova vendosi taksën në mallrat serbe  me paramendimin se serbët do të anashkalojnë kufizimin me Republika Srbska, gjë që ka pasur jehonë të madhe”, ka thënë Çizhov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat