Koalicioni LDK-Vetëvendosje, i jep një goditje të madhe koalicionit PAN

Lajme

Koalicioni LDK-Vetëvendosje, i jep një goditje të madhe koalicionit PAN

Nga: D.RR Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa, foto poshtë; koalicioni PAN

Koalicioni më i mundshëm parazgjedhor, LDK-Vetëvendosje, ka përkrahjen e më shumë se 80% të popullit, karshi koalicionit aktual, PAN.

Kështu thotë edhe sondazhi i realizuar nga gazeta “Bota sot” në faqen e saj në Facebook, ku në pyetjen mes koalicioneve LDK-Vetëvendosje dhe PAN, cilën do ta votonit, mbi 80% e lexuesve kanë votuar për LDK-në dhe Vetëvendosjen.

Sondazhi ka zgjatur 24 orë dhe në të kanë votuar mbi 1100 lexues.

Image
Sondazhi i realizuar nga "Bota sot"

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë mund të mbahen në vjeshtë, pasi atmosfera dhe optimizmi te opozita qëndron në atë kohë, ku deri atëherë do të dihet edhe kryetari i ri i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat