Bërnabiq i reagon Metës

Lajme

Bërnabiq i reagon Metës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:45
Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka reaguar pas fjalës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Jahorinë të Bosnjë e Hercegovinës, duke thënë se Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe se nuk ka vend për provokime.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndër të tjera, ka kërkuar nga Bosnja të njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Është realitet se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Nuk kemi si të shtiremi sikur kemi bashkëpunim të mirë rajonal nëse disa nga pjesëmarrësit e SEECP-it bëjnë gjithë çfarë munden për të përjashtuar disa shtete nga mundësia që të kenë dobi nga nisma rajonale", tha ai.

Por, Bërnabiq tha se "SEECP nuk e njeh të Kosovën, sikurse edhe nikoqirja, BeH, andaj nga pikëpamja diplomatike është më korrekte që kjo të respektohet".

Ajo gjithashtu tha se i është dhënë fund ‘keqkuptimit”  në lidhje me deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov mbi pavarësinë e Kosovës.

“Bullgaria është një partner i madh i Serbisë”, tha Brnabiq, duke shtuar se nuk ka nevojë për tension mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat