“Më kapi për flokësh dhe filloi të më godiste në mënyrën më barbare”, rrëfimi trishtues i gruas nga Kosova për dhunën nga partneri

Lajme

“Më kapi për flokësh dhe filloi të më godiste në mënyrën më barbare”, rrëfimi trishtues i gruas nga Kosova për dhunën nga partneri

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore në shoqërinë tonë. Përkundër fushatave të vazhdueshme, rastet e dhunës po vazhdojnë të jenë alarmante.

Raportimi në organet përgjegjëse nuk është në përputhshmëri me numrin e këtyre rasteve.

Duke parë neglizhencën e organeve të drejtësisë në Kosovë, një grua është detyruar që rastin e ushtrimit të dhunës ndaj saj ta bëjë publike në rrjetet sociale.

Ajo ka rrëfyer gjithë ngjarjen për dhunën e ushtruar nga partneri i saj, me të cilin kanë dy fëmijë.

Ky rast ka ndodhur ditëve të fundit

Rrëfimi i plotë:

Kam nevoj për ndihmë, ndihem e kërcënuar nga i dashuri, policia spo bën asgjë!!!

Pas një jete së bashku, aty diku rreth 9 vite bashkë, vendosi ta ushtroj dhunë ndaj meje, dhe atë në sy të dy fëmijëve të mij, në mënyren më barbare. E gjitha për qështje xhelozie.

po filloj ta tregoj rastin:

Pas një dite të zakonshme të datës 06 korrik 2019, unë dhe ai shkuam në shtrat, ram të flem. Edhe fëmijet fjetën. Mua më zuri gjumi menjëher kurse atë jo. Kishte provue të ma hapte telefonin natën por pa sukses. Ma kishte bllokue për disa orë nuk më është hapur. Kur u zgjova në mëngjes, data 07 korrik 2019, e pash qka kishte bërë, dhe ju lajmerova nga telefoni i fëmiut tim. Filloi me fjalë të rënda duke më akuzue kot pa fakte pa asgjë. Debatuam ashpër dhe pushoi një kohë smē shkruajti më. Unë ndërkoh thirra nënën time dhe e lajmerova se diqka do të ndodhte me siguri. Ajo me tha se do ta thërras atë por smë tregoi s do të vinte. Pastaj bëra dush, vesha mbathjet, në ato momente më thërret dhe më thot se brenda 10 minutave do të jem në shtëpi, më prit aty. As 10 min skan kalu dhe erdhi. Unë se prisja se do t'më godiste pasi se kishte bërë asnjëher më parë, përjashtoj një rast kur ka qen i pirë, por je në këtë mënyrë.

Filloi të më godiste me grushte, dhe të më kapte për flokësh. Unë i thash fëmijëve lajmërojeni policinë por nuk munden pasi ai vrapoi dhe ua mori telefonat nga duart. Në at çast unë mund të ikja jashtë, ashtu e zhveshur vetëm me të brendshme, të kerkoja ndihm nga komshinjtë por asnjëri nuk me ndihmoi apo ta lejmeroj policin. Mora një shufër hekuri aty jasht që e gjeta dhe gjuajta veturën e tij dy her në haub. Ai filloi të më afrohej por un i thoja mos u afro se do të të godas. Arrita vetëm njëher ta godisja në krah pasi ai më kapi për flokësh dhe filloi të më godiste në mënyrën më barbare të mundshme, me shtriu për toke dhe akoma më godiste në mes të trugës pa dalje, në sy të fëmijëve të mij dhe komshinjëve. Fëmiu i madhë në ato momente, vrapon shtëpi për shtëpi të kerkoj një telefon për ta lajmeruar policin por asnjëri nuk ja dha me pretekstin se nuk guxojn të përzihen. Ai kur e pa fëmiun tim se po kërkon ndihmë, vrapoi pas tij ta kapte. Unë me gjysmë shpirti, jam qu nga rruga dhe jam fut brenda, kam mbyll derën me çelës, edhe dritaret i kam mbyll dhe kam marr telefonin tim, të cilin e kam pas në qanten e krahut, dhe kam lajmeru policin. Kur pa që kam lajmëru policin, mori veturën dhe iku. Pas 5 minutave mbërriti nëna ime, kur më pa në at gjendje u tmerrua e shkreta. Policia mas 10 minutave ishte aty. Thirren ndihmen e shpejt, dhe më quan në ambulanc. I përshkruajten dëmtimet e mia të shumta, pa bëre fare eko koken time, e cila më dhimbte tmerrësisht shumë. Më dhan një ineksion për qetësim apo dhimbje ku ta di unë dhe u shtriva të pushoja aty në shtrat. U qova dhe më nisën për në stacionin policor.

Aty filluan të ma merrnin deklaratën. Unë po tregoja historin se si ka ndodh, hetuesi shkruante. Kur në një rastë njëri polic aty më drejtohet: mos i ke bërë gjë atij, se ju grat pak... e ndërpreva menjëher posa dëgjova këto fjal. I thash se pa mar parasysh se qka bëj unë, përderisa nuk dhunoj askënd, askush ska të drejt as mua të më dhunoj. Thash i di drejtat e mia, plus jam feministe, keshtu që kujdes simë drejtohesh. Pastaj më tha se po po ashtu është. Pasi mbaruam me deklaratën, më quan në shtepi tek fëmijët me të cilët kishte qëndru nëna ime. Fillova të bëja disa gjëra gati pasi do të shkoja tek prindërt e mi bashk me fëmijët e mi. Ai më shkruante vazhdimisht, unë i thash që sdoja tja dija më për të por vetëm telefonat e fëmijëve ti sillte. Tek sa po bëhesha gati, i solli telefonat e fëmijëve, për dritares me hekura pasi deren nuk guxova ta hapja. Aty pati një debat të nxeht me nënën time përmes dritares, pastaj hodhi telefonat nga aty dhe na kërcënoi se të gjithve do t'na vras. Unë njoftova prap policin por derisa erdhen ata ai iku prap. Është edhe një fakt interesant, se unë policis jau tregoja vendndodhjen e tij të sakt, pasi mund ta shihja nëpërmjet hartës por ata as që e morën mundin ta kapin. Tek të nesërmen e kontaktojn, sot dmth me datën 08 korrik 2019, duke i thënë që rreth orës 14:00 të lajmërohet në stacionin policor. Ai kishte vajt, kishte dhënë deklarat, dhe me urdhërin e prokurorit ishte lirue, me cfarë procedure e qysh unë nuk e di. Thirra 192, për të marr informata nëse është burgos. Me than do të të lidhim me qendren e qytetit ku ke bërë denoncimin. Më lajmërohet një polic burrë, më thot se informacion nëpërmje telefonit stë jap dot, hajde në stacion. E si të vij unë thash, kush më garanton se sdo t'më ndodh diqka sepse unë jam e rrezikuar nëse ju nuk e keni arrestuar atë. Mu përgjigjë me një ton mjaftë të lartë dhe gjykues se nëse do eja nëse sdo tung dhe ma mbylli telefonin...

U bëra gati, rrezikova dhe u nisa të shkoja në stacionin policor. As brenda smë ftuan, nga kabina jashtë tek hymja, ku rrin një polic më njoftuan se me urdhër të prokurorit e kan liru dhe se nesër duhet të vini prap në orën 9.

E pakënaqur nga ky lajm, mora rrugën për në Prishinë, tek stacioni kryesor, 92-shi. Edhe aty smë dhanë asnjë shpres, sepse vendimet që i jep prokurori si ndryshojm dot ne policët më than. Ku mund ta gjej prokurorin i thash, me than në gjykat në Hajvali, por që për sonte nuk punojn më ngaqë ishte bërë von sepse ora shënonte rreth 16:30 e gjykatat punojn deri në orën 16:00.

E zhgënjyer nga organet tona vendosa të kontaktoja portalet tona, aktivistet e feminizmit etj. Mora mbështetje të madhe dhe më propozuan të bëja status që do t'ma shpërndanin sepse duke e ngrit zanin me siguri diqka do të bëhej për rastin tim.

Vajza/gra, ju njerëz të dhunuar, mos heshtni, mos i falni kriminelët, këmbëngulni për drejtësi ✊.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat