Vulinit dhe grupit të gjeneralëve dhe kolonelëve iu ndalohet hyrja në Kosovë - Bota Sot
Vulinit dhe grupit të gjeneralëve dhe kolonelëve iu ndalohet hyrja në Kosovë

Lajme

Vulinit dhe grupit të gjeneralëve dhe kolonelëve iu ndalohet hyrja në Kosovë

Nga: F.B. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:08
Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe delegacioni Shëndetësisë së Ushtrisë nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovës, ka njoftuar kabineti i ministrit Vulin, transmeton “Prva”, përcjell “Bota Sot”.

Ata kishin planifikuar që të qëndrojnë në Kosovë përkatësisht në Qendrën Klinike të Spitalit në Mitrovicë, por nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovës, me këtë rast “B92” thekson se edhe njëherë dëshmohet qëndrimi i Haradinajt edhe Prishtinës.

Mediat në reagimin rreth këtij rasti përkujtojnë vendimin që ishte publikuar për ndalimin e vizitës së zyrtarëve serb në Kosovë, mirëpo edhe zhvillimet e mëpastajme kur kryeministrja Ana Brnabiç kishte deklaruar në Poznanj se kryeministri i Kosovës i kishte thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka vendim të tillë.

Në përgjigjen që ka ardhur nga Kosova ndaj kërkesës për këtë vizitë thuhet se "nuk janë në mundësi që të përgjigjen pozitivisht në këtë kërkesë". Mediat serbe thonë se kjo dëshmon se Haradinaj nuk thotë të vërtetën, thuhet ne kumtesë.

Kosova përsëri ka shkel marrëveshjen e Brukselit, kësaj radhe në listën e zyrtarëve veç Vulinit që nuk lejohet të hyj në Kosovë janë edhe mjekët ushtarak.

Nga ministria thonë se vizita e planifikuar kishte qëllim humanitar dhe mjekët ushtarak së bashku me krerët e Qendrës Klinike në Mitrovicë duhej të bisedonin rreth avancimit të bashkëpunimit që tash e 6 vite spitali ka me spitalin ushtarak dhe mbështetjen e kësaj qendre  ku shërohen qytetarët nga Kosova.

Në delegacion kanë qenë ministri Vulin, krye-shefi i Administratës për shëndetësi ushtarake gjeneral brigade dr sci. med. Ugljesha Joviçiç dhe përfaqësues të tjerë medicional – kryeshefi i spitalit ushtarak, koloneli prof. dr Miroslav Vukosavljeviç dhe krye-shefi i sektorit të shërimit, dr sci. med Nenad Ratkoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...