Drecun: Shqipëria dëshiron që flamuri i saj të valoj në maje të Kopaonikut

Lajme

Drecun: Shqipëria dëshiron që flamuri i saj të valoj në maje të Kopaonikut

Nga: F.B. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:40
Milovan Drecun

Presidenti shqiptar Ilir Meta në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jugindore ka treguar se si duket politika e jashtme e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

Ai e tha këtë në deklaratën e Metës se "duhet të pranohet realiteti se Kosova është shtet i pavarur", duke nënvizuar se në vepër është formimi i shtetit të përbashkët më saktësisht bashkimi i Kosovës me Shqipëri.

"Ky ka qenë qëllimi i regjimit në Tiranë. Tirana ka formuar UÇK si grusht goditës për realizimin e këtyre qëllimeve që të merret një pjesë e territorit tonë dhe tash tentojnë të përfundojnë këtë punë", ka thënë Drecun për TV Pink.

"Qëllimi i tyre është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Shqipëria dëshiron që flamuri i saj të valoj në Kopaonik. Kjo politikë ka pasues në shtetet që kanë njohur Kosovën", mendon Drecun.

Atë që Meta po bënë paraqet zgjerim të fushatës regjionale që pos Shqipërisë po marrin pjesë edhe vende tjera tha ai.

Drecun përmend mosmarrëveshjen me kryeministrin bullgar, që është pasuar me deklaratën e ish-ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoni të Veriut dhe eurodeputetit Aleksandar Jordanov që ka thënë se është koha që të tregohet Beogradit se euro-integrimi i Serbisë mund të filloj pasi të paraqitet për anëtarësi në NATO.

Drecun përkujton se Jordanov ka thënë se Kosova është shtet i ndarë dhe se "Serbia ka ide të vjetruar ndaj Kosovës".

"Miqësia nuk ndërtohet në këtë mënyrë", ka thënë Drecun.

Ai ka shtuar se do të donte të kryeministri bullgar Bojko Borisov të ja sqaronte si ndërtohet miqësia me Serbinë nëse në Shkup formohet ekipi kundër-zbulues që kanë punuar në BiH dhe Kosovë ndërsa në atë ekip ka spiunë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat