Edhe presidenti i Malit të Zi ka dy fjalë për Kosovën që nuk po i pëlqejnë aspak Serbisë

Lajme

Edhe presidenti i Malit të Zi ka dy fjalë për Kosovën që nuk po i pëlqejnë aspak Serbisë

Nga: F.B. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 11:40
Milo Gjukanoviç

Raportet me Serbinë dhe Vuçiqin nuk janë ftohur por nuk janë të njëjta si kanë qenë, shpesh bisedojmë, më shpesh se me Thaçin dhe ato biseda janë miqësore, ka thënë presidenti malazez Milo Gjukanoviç, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

“Nuk janë ftohur raportet tona. Takimet qofshin zyrtare a jo zyrtare, kemi komunikim”, ka thënë Gjukanoviç.

"Bisedat janë të shtetarëve përgjegjës. Bisedat në të cilat kemi dallime të caktuara, por kjo është e pranueshme, sepse secila palë në bisedë synon ruajtjen edhe mbrojtjen e interesit shtetëror që e përfaqësojmë. Por interesat nuk mund të absolutizohen por duhet të jenë të harmonizuara me interesin e përbashkët regjional dhe kjo është stabiliteti”, ka thënë Gjukanoviç.

Ai e pranon se ka ardhur te ndryshimi në këto raporte.

"Nuk është larg se edhe nga njëra edhe nga pala tjetër ka pasur porosi për raporte të mira ndërshtetërore, pa thellim, por duke analizuar edhe opinionet edhe mediat mund të përfundohet se raportet nuk janë ashtu si kanë qenë në periudhën e kaluar", ka thënë Gjukanoviç.

Shkaku i kësaj është hapësira e hapur për përtëritje të tezave të rrezikshme që kanë sjell rrezikun e vlerave vitale të popujve që kanë jetuar në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

I pyetur për cilat teza e ka fjalën, Gjukanoviç ka thënë se ka ambicie të shteteve të caktuara që të rregullojnë të drejtat e bashkatdhetarëve në shtetet tjera.

"Këto kanë qenë shkaku I luftërave të viteve 90-të..dhe këto kanë qenë  ide fatal që sollën lufta...", tha ai.

Lidhur me njohjen e Kosovës, Gjukanoviç ka thënë se këtë vendim e ka marr shteti Sovran i Malit të Zi në bazë të vlerësimit që interesit regjional.

"Vlerësimi ynë është se interesi më i madh regjional është stabiliteti. Në bazë të kësaj kemi përfunduar se nuk i kontribuojmë stabilitetit nëse mbyllim sytë para realitetit. Këtë vendim e kemi marr duke mos dashur të punojmë në dëm të Beogradit dhe dobi të Prishtinës", tha Gjukanoviç dhe ka thënë se për këto e ka njohur edhe zyrtarët e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat