Vajza që i futi në luftë Lekë Dukagjinin dhe Lekë Zaharian - Bota Sot
Vajza që i futi në luftë Lekë Dukagjinin dhe Lekë Zaharian

Lajme

Vajza që i futi në luftë Lekë Dukagjinin dhe Lekë Zaharian

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:07
Jerina (Irena) Dushmani

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani. Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.)

Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini. Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin.

Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, princit Lekë Zaharia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...