Ambasadori gjerman në Beograd ka një kërkesë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Ambasadori gjerman në Beograd ka një kërkesë për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:24
Thomas Schieb

Ai u tha mediave serbe se pengesa kryesore e dilogut, aktualisht është taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe, për të cilën Gjermania kërkon të hiqet. Për samitin e Parisit, Schieb tha se ai nuk është anulur, por është shtyrë, ndërsa theksoi se nuk e di se kur do të mbahet.

Ambasadori Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb, në një intervistë për mediat serbe, vlerësoi se “taksa e vendosur nga Kosova ndaj mallërave serbe, është pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Gjermania dhe Franca kanë provuar ta ripërtrijnë dialogun dhe për këtë arsye Berlini ka kërkuar disa herë nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë është i një rëndësie tejet të veçantë, dhe duke e ditur këtë, kemi provaur me partnerët farncezë të organizojmë samtiin në Paris, i cili nuk u mbajt. Kjo do të thotë se ai nuk është anuluar, por është shtyrë për një kohë tjetër”. Megjithatë, Schieb nuk ka qenë në gjendje të thotë se kur do të mbahet samiti i shtyrë i Paristit.

Ai ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë një angazhim të rëndësishëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo formati nuk do të duhej të ndërrrohej”.

“Formati dialogut është i përcaktuar dhe i qartë. Ai zhvillohet mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Është tejet me rëndësi, që ai të përkrahet nga vendet tjera siç është SHBA-ja. Jam optimist dhe besoj se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, dialogu shumë shpejt do të lëvizë nga pika e vdekjes”, ka nënvizuar ambasadori gjerman Thomas Schieb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat