Kush janë dy ‘humoristët’ rus, Vovan dhe Leksus, që publikuan përgjimet e Zaevit dhe cila ishte biseda e tyre me Haradinajn

Lajme

Kush janë dy ‘humoristët’ rus, Vovan dhe Leksus, që publikuan përgjimet e Zaevit dhe cila ishte biseda e tyre me Haradinajn

Nga: D.RR Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj, Zoran Zaev dhe humoristët rus, Vovan dhe Leksus

Dy humoristët nga Rusia, Vovan dhe Leksus, tani më kanë radhitur një koleksion talljesh me politikanë të ndryshëm botërorë, shkruan "Bota sot".

Ata njihen si personat më të çuditshëm në Rusi, ndërsa emrat e tyre janë Vladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus). Ata kanë mashtruar këngëtarin Elton John, presidentin e Turqisë, Erdogan, presidentin francez, Emannuel Macron dhe së fundmi edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan “Bota sot”.

Por, përgjimi i liderit të Maqedonisë, ngjalli reagime të mëdha, pasi ai foli për skenarin e ndarjes së Kosovës, ku kishte përmendur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, atë të Turqisë, Erdogan dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka treguar për herë të parë se çfarë kishte folur me komikët rus, të cilët para disa ditësh ia publikuan një audio-bisedë kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Haradinaj, në një konferencë për media, tregoi se kishte një bisedë të tillë edhe ai me Vladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus).

“Po, kam biseduar me presidentin e Ukrainës Porochonek. Një ose dy biseda prej një linje të sigurt. Për fat të mirë që kam bo s’ka dal. E kemi kërkuar njohjen dhe për arsye se kanë publiku”, ka deklaruar Haradinaj.

Mirëpo, pas prapa dy rusëve, kritikët mendojnë se qëndron dikush nga politika dhe se kanë lidhje me shërbimin e sigurisë së Rusisë.

Politikanë tjerë që kanë rënë pre e mashtrimeve të Vovan dhe Leksus, janë presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, kreu i komisionit Evropian, Jan-Clude Juncker, kandidati për postin e kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, ish ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikky Haley dhe shumë liderë të tjerë botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat