E paqartë se kujt do t’i takojnë numrat e Z-Mobile pas 31 korrikut?

Lajme

E paqartë se kujt do t’i takojnë numrat e Z-Mobile pas 31 korrikut?

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:33
Foto

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot është marr në pyetje kryetari aktual i ARKEP Kreshnik Gashi.

Deputetët kanë kërkuar nga Gashi sqarime lidhur me licencimin e operatorëve virtual, veçanërisht për Z Mobile, si dhe për numeracionin e kësaj kompanie nëse nuk ripërtërihet kontrata mes tyre dhe Telekomit.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pyetur Gashin se deri kur ka licencë së funksionari operatori virtual Z Mobile dhe a është e ndërlidhur me licencën e Telekomit.
Haxhiu e ka pyetur Gashin edhe për konsumatorët e Z Mobile që nëse mbeten pa shërbime nga 1 gushti, çfarë ndodhë me ata numra individual.

Haxhiu: Çka ndodhë me numeracionin nëse më 1 gusht skadon kontrata me Z-Mobile
Video
“Çka ndodhë me këtë numeracion më 1 gusht nëse kontrata që sipas gjitha gjasave në bazë të komunikimit të kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefit që nuk do të vazhdohet me ‘Z-mobile’ dhe tani për këtë numeracion ekskluzivisht është përgjegjësi e juaja. Çka ndodhë me kët ë numeracion në treg, a mund të abuzohet me të, çështja e sigurisë kombëtare e shumë çështje të tjera”, e ka pyetur Haxhiu -Gashin. 

 Gashi është përgjigjur duke thënë se me liberalizmin e tregut të telekomunikimeve elektronike dhe operatorët virtualë që janë mbi 130 nuk janë të obliguar të pajisen me licenca përveç autorizimeve individuale për frekuencë dhe numeracion ose detyra të caktuara.

Sipas Gashit ‘Z-Mobile’ e ka autorizimin e përgjithshëm si operatorë virtual.  

Gashi: Licencat më nuk ekzistojnë, kontratat me operatorë janë me rëndësi 

“Licencat më nuk ekzistojnë, prandaj licencat që janë dhënë para vitit 2013 për telefoninë mobile janë transferuar në autorizime individuale për shfrytëzim të frekuencave dhe për shfrytëzim të numeracionit… Pra, këtu qëndron fakti se a kanë apo nuk kanë licencë operatorët virtual nuk është aspak me rëndësi, është më rendësi a ka kontratë me një operator tjetër për shkak se autorizimin e përgjithshëm kushdo mund ta marrë brenda një dite”, theksoi Gashi. 

Kreu i ARKEP theksoi se nëse nuk vazhdohet kontrata mes Telekomit dhe Z-Mobile, mbetet në Telekom, por që sipas tij ende nuk ka vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me kontratën. 

Gashi: Numeracioni i takon Z-Mobile deri sa të shkëputet kontrata

“Ai numeracion i takon atyre deri sa të kthehet mbrapa, ne si Rregullator  në bazë të planit të numeracionit ndajmë numeracion edhe për individë. Nuk do të thotë që numeracioni i ndarë prej ARKEP-it ose Ii rezervuar prej ARKP duhet gjithsesi me qenë funksional diku. Pastaj, është çështje e pronarëve të numeracionit se a mund ta funksionalizonë apo jo një numeracion të caktuar”, deklaroi Gashi.  

Deputeti i LDK-së  Armend Zemaj ka kërkuar sqarime edhe për mospërputhjen e të dhënave financiare në mes Z -Mobile dhe auditorit, për çka Kreshnik Gashi tha se nuk kanë kompetencë të analizojnë raportin financiar për kontratën në mes të Telekomit dhe operatorit ‘Z-Mobile’.

Zemaj- Gashit: Si i arsyetoni ju fitimin e Z-Mobile”?

“Brenda një viti Z-Mobile i ka dhënë fitim 548 mijë euro për një vit, me 27 përqind të kontratës duke përjashtuar 73 përqindëshin. Nëse me këtë 27 përqind ka fituar 548 mijë euro atëherë me 73 përqind i bjen që Z-mobile është dashtë t’i fitojë 1.4 milionë euro fitim brenda një viti. Ky është fitimi që është llogaritur nga auditori që është neto. Në deklaratën përfundimtare që e ka dhënë Z-Mobile thuhet se 5 milionë është fitimi total prej se  ka operuar operatori. Si e arsyetoni ju këtë fakt. Gashi: Ne se arsyetojmë hiq këtë fakt. Nuk bëjmë analiza financiare, nuk e kemi detyrë ne të bëjmë  analiza financiare”, theksoi Gashi në pyetjen e deputetit Zemaj. 

Gashi po ashtu shtoi se për kontratat komerciale nuk janë objekt hetimi ose kompetencë e ARKEP-it, ku për këtë pati reagim nga kryesuesi i Komisionit Visar Ymeri i ci li tha se kontrata mes Telekomit dhe Z Mobile nuk është vetëm komerciale, ka efekt edhe në tregun e telekomunikime, ngase kjo ka të bëjë për siguri kombëtare dhe për mbrojtje të konsumatorëve.

Ymeri: Edhe ARKEP-i mban përgjegjësi për kontratën me Z-Mobile
Video
“ARKEP-i i ka tri përgjegjësi, nën një të kujdeset për zhvillimin e shëndoshë të tregut për telekomunikime sipas politikave të përcaktuara, e dyta është po ashtu për siguri kombëtare dhe e treta është mbrojtja e konsumatorit… Konsideroj se një kontratë me operator virtual, të tria këto mund t’i prek, rrjedhimisht ARKEP-i e ka përgjegjësinë sipas mendimit tim që atë kontratë ta shqyrtojë së paku në këto tri çështje, jo në aspektin komercial”, tha Ymeri.  

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha ART-ja në atë kohë ka qenë jashtëzakonisht e afërt me favore ndaj Z - Mobile për rezervimin e 100 mijë numrave dhe pasta j 100 mijë numrave të tjerë, që sipas të cilës kjo nënkupton se ka pasur rrjet kriminal. 

Haxhiu: Ka një rrjet kriminal për kontratën e Z-Mobile

“Prej asaj që kam kuptuar ka një rrjet kriminal që deputeti Zemaj shpesh e thekson me të drejtë, ku ne kemi zbuluar që ka ndodhur për ndërrimin e licencës, por po ashtu edhe për numeracionin që i është rezervuar Z-Mobile. Pra, roli i ART-së në atë kohë tash ARKEP-it ka qenë jashtëzakonisht negativ dhe në favor të Z-Mobile”, thotë Haxhiu.

Ndaj kësaj deklarate të Haxhiut, Gashi i ARKEP ka thënë se nuk i takon të flasë lidhur me punën e paraardhësve të tij.

Pas Gashit, Kimisioni hetimor ka intervistuar edhe ish ushtruesin e detyrës së kryeshit në PTK, njëherësh edhe ish-drejtor teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxherin e Produkteve, Nysret Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat