Ahmeti: Le ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane

Lajme

Ahmeti: Le ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kujtuar gjatë ditës së sotme, 11 korrikun e vitit 1995, atë që konsiderohet si masakra më makabre pas Luftës së Dytë Botërore, ajo e Srebrenicës.

Ahmeti thotë se përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë shënohet sot në kohën kur ka ende pushtetarë në Ballkan që e cilësojnë atë si mit, në kohën kur në rajon nuk janë shuar ende projektet politike për shtypjen, shfrytëzimin dhe ndarjen e popujve.

Shkrimi i Ahmetit në Facebook:

Osman Cvrka është viktima më e re që do të varroset në Srebrenicë. Ai kishte vetëm 16 vjet kur e vranë trupat e Ratko Mlladiqit.

Osman Cvrka është një nga 33 trupat që do të varrosen sot në Potoçari. Ende. Njëzet e katër vjet më vonë.

Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë shënohet sot në kohën kur ka ende pushtetarë në Ballkan që e cilësojnë atë si mit, në kohën kur në rajon nuk janë shuar ende projektet politike për shtypjen, shfrytëzimin dhe ndarjen e popujve.

Le të kujtojmë sot mijëra njerëzit që u masakruan më 11 korrik 1995, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre identitare, për shkak se kishin tjetër gjuhë, histori, fe etj.

Lë ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe me përgjegjësinë e aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Drejtësinë e munguar dhe nevojën për përballjen me të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat